Gjukanoviq dhe Meta: Dialogu Beograd-Prishtinë të rezultojë me zgjidhje që nuk rrezikon stabilitetin e regjionit

Aktuale

Gjukanoviq dhe Meta: Dialogu Beograd-Prishtinë të rezultojë me zgjidhje që nuk rrezikon stabilitetin e regjionit

Nga: F.B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:58
Gjukanoviq dhe Meta

Presidentët e Malit të Zi dhe Shqipërisë Milo Gjukanoviq dhe Ilie Meta janë pajtuar të hënën në Podgoricë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të rezultojë me zgjidhje që nuk rrezikon stabilitetin e regjionit, shkruan portal i RTCG, transmeton “Bota sot”.

Këtë deklaratë presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi Milo Gjukanovi dhe Ilir Meta e bënë pas takimit në Podgoricë.

Presidenti shqiptar Meta ka thënë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë me rëndësi. "Kjon është e rëndësishme për të gjithë regjionin dhe procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor", tha Meta.

Ai pas takimit me kolegun malazez Gjukanoviq theksoi se të dy vendet kanë themelet dhe arsyet të ndërtojnë rrugë të përbashkëta të zhvillimit.

"Raportet tona janë shembull. Biseduam për projektet me rëndësi për të dy vendet. Integrimi I shqiptarëve në Malin e Zi ishte një ndër temat e bisedës. Jam krenar me kontributin që shqiptarët kanë dhënë në MAlin e Zi në rrugën e integrimit euroatlantik ", theksoi Meta. Shqiptarët kanë kontribuar në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. " Duhet të avancohen të drejtat e shqiptarëve dhe inkuadrimin më të madh në nivelin lokal dhe atë qendror. Në Shqipëri do të vazhdojmë të afirmojmë të drejtat e malazezëve", shtoi ai.

Meta ka uruar përparimin e Malit të Zi në rrugën drejtë BE-së.

"Së shpejti në Tiranë do të organizojmë samitin Brdo-Brione dhe i shpreh mirënjohje mbështetjes së malit të Zi që ka njohur Kosovën. Mali i Zi po kontribuon në zhvillimin e Ballkanit", u shpreh ai.

"Kemi besim se Maqedonia do të din të shfrytëzon shansin e saj. I kemi kushtuar vëmendjen tonë edhe çështjes së BiH. Biseduam për avancimin e të drejtave të pakicave në të dy vendet, këto janë çështje që kurrë nuk përfundojnë. Pakica malazeze në Shqipëri dhe ajo shqiptare në Malin e Zi janë urat më të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërshtetëror",  ka thënë Gjukanoviq.

Presidenti malazez ka theksuar se do të vazhdoj përcaktimi i kufijve mes dy vendeve sikurse edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes të sy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat