Kryesuesit e ekipit negociator për bisedimet Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë njoftuar se kanë marrë dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin e deritanishëm negociator në Bruksel.
Sipas tyre nuk ka marrëveshje që është nënshkruar deri më tash dhe besojnë se asgjë nuk po iu mbahet fshehtë.
Përndryshe pranuan se kanë marrë pak dokumente.