Këto ishin fjalët e fundit të presidentit Rugova para se të vdiste

Aktuale

Këto ishin fjalët e fundit të presidentit Rugova para se të vdiste

Më: 21 janar 2019 Në ora: 15:47
Ibrahim Rugova

Po të ishte gjallë, ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, sot do të mbushte 73 vjet. I ndjeri ka lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në Cercë të Istogut.

I rritur në një familje të varfër dhe e ndjekur nga regjimi, pakkush kishte besuar se Rugova, i mbetur pa baba qysh në fëmijëri, një ditë do të arrinte të bëhet president i Kosovës. Por duke tejkaluar të gjitha vështirësitë që e përcollën, ai ia doli të bëhet lider i shqiptarëve të Kosovës.

Për vite të tëra, Rugova udhëhoqi Kosovën nën okupimin serb, kurse pas luftës u zgjodh president i Kosovës. Në këtë pozitë, Rugova ishte edhe derisa po numëronte ditët e fundit të jetës. I vënë në ballë të lëvizjes për liri dhe pavarësi, ai edhe në çastet e fundit të jetës, kishte këtë preokupim.

Pas vdekjes, ai u shndërrua në një legjendë.

Bashkëfshatarët e tij e kujtonin kohën kur ai kishte jetuar në Cercë. Dikush ndihej i bekuar që ia kishte prekur dorën, tjetri që i kishte ndërruar dy llafe me të, e ndonjë i tretë vetëm që e kishte parë nga afër.

Në Librin e Zisë të hapur në Prishtinë, njëri shkruante: “Njerëzit si ju lindin rrallë, por nuk vdesin kurrë”. E, një tiranas thoshte gjithë bindje se: “Presidenti ka vdekur, ka mbetur Rugova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat