Avdyli për Thaçin: Një manipulator e kontradiktor i lindur

Aktuale

Avdyli për Thaçin: Një manipulator e kontradiktor i lindur

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:15
Hashim Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se kontraditat e presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur.

Sipas tij, derisa në njërën anë Thaçi thotë se nga Serbia kurrë të mirë nuk kemi pasur, nga ana tjetër ai përsëri deklaron se po shkojmë që të marrim Preshevën, Bujanocin, Medvegjën.

Deputeti i LDK-së thekson se kreu i shtetit po vazhdon të mbetet një manipulator e kontradiktor i lindur.

Ja postimi i tij i plotë:

Kontradiktat e absurditetet e Hashim Thaqit, skanë të ndalur. Në njërën anë thotë nga Serbia kurrë të mirë skemi pasur , ka vra 13.000 shqiptarë ka djegë, dhunu, e skemi me prit as në ardhmen asnjë të mirë nga ajo.

Pas 45 sekondave vazhdon duke thënë në dialog po shkojmë që të marrim Presheven ,Bujanovcin, Medvegjen, por edhe duke mbajtë gazivodën, veriun e çdo metër të Kosovës. 

Ky mbetet një manipulator e kontradiktor i lindur, por edhe rreziku kryesor i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat