Reagon ish-ushtarja e UÇK-së që u ftua nga Specialja pasi nuk i paguhet avokati si dëshmitare

Aktuale

Reagon ish-ushtarja e UÇK-së që u ftua nga Specialja pasi nuk i paguhet avokati si dëshmitare

Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:06
Raimonda Rreci

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci është ankuar se Qeveria e Kosovës nuk i ka ofruar ende asistencë në lidhje me ftesën që asaj i ka dërguar Gjykata Speciale para disa javësh.

“Dmth nëse Gjykata të fton në cilësinë e dëshmitarit, as qeveria as gjykata nuk të siguron avokat as edhe për konsultim… ok ama mos të ankohemi e kukasim masandej”, ka shkruar Rreci në rrjetin social Facebook.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar që shteti i Kosovës të i ofrojë mbështetje dhe asistencë të ftuarës së parë grua në gjykatën Speciale, Raimonda Rrecit.

Këto komente Musliu i ka bërë në rrjetin social Facebook.

“Raimonda A Rreci është gruaja e pare ushtare e UÇK-se qe ftohet nga Gjykata Speciale per intervistim, Shteti i Kosovës duhet ti ofroj mbeshtetje dhe asistence qe ajo te paraqitet dinjitetshem ne Hage. #MeRaimonden #UÇK”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Raimonda Rreci është gruaja e parë që është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat