Remi: UÇK nuk prishi vetëm planet e Serbisë

Aktuale

Remi: UÇK nuk prishi vetëm planet e Serbisë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:10
Remi

Remi i cili javën e kaluar iu përgjigj pyetjeve në Hagë thotë se ‘nuk kanë çka të fshehin”.

Ai është i gatshëm të përgjigjet për përfshirjen e tij në luftë në çdo moment.

“Me gjysmë të vërteta jemi sulmuar deri më tash. Nuk kemi çka të fshehim dhe do të përgjigjemi sa do që të ftohemi’, tha Mustafa.

“UÇK është vlerë e madhe. Ka prish plane jo vetëm të Serbisë por po get edhe më gjerë.  Ne kemi udhëhequr me luftën dhe jemi bërë sebep për këto ndryshime”, shpjegoi Remi.

Ai tregoi se në intervistë është përgjigjur në secilën pyetje.

Përveç Remit, Gjykata Speciale ka intervistuar edhe Sami Lushtakun.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat