“Serbia ka angazhuar gjithë potencialin e saj kundër pavarësisë së Kosovës”

Aktuale

“Serbia ka angazhuar gjithë potencialin e saj kundër pavarësisë së Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2019 Në ora: 10:10
Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë

Anëtari i LDK-së, Florian Dushi thotë se Serbia po vazhdon fushatën e saj në arenën ndërkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës.

E këtë, sipas tij, po e bënë pas disfatës që e pësoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pas kësaj, Dushi, kërkon që të pezullohet pjesëmarrja në bisedime.

“Shteti fqinj serb, ka angazhuar gjithë potencialin e saj qeveritar, diplomatik dhe material në fushatën e tij kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke bërë presion tek shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të mos e njohin atë, ndërsa tek ato që e kanë njohur tashmë, ta tërheqin njohjen?!”, shkruan Dushi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Të pezullohet pjesëmarrja në bisedime!

Serbia po vazhdon fushatën e saj në arenën ndërkombëtare kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pas disfatës së turpshme që pësoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ajo tashmë ka zgjedhur një rrugë të dytë dhe të ndytë.

Shteti fqinj serb, ka angazhuar gjithë potencialin e saj qeveritar, diplomatik dhe material në fushatën e tij kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke bërë presion tek shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të mos e njohin atë, ndërsa tek ato që e kanë njohur tashmë, ta tërheqin njohjen?!

Prandaj, deri sa të vazhdojë ky aktivitet i ulët i Serbisë kundër Republikës së Kosovës, deri sa Brukseli zyrtar të mos reagoj, është e domosdoshme që, institucionet e vendit menjëherë të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në procesin e bisedimeve në Bruksel. Me këtë Kosova nuk do të humbte asgjë sepse dihet mirëfilli që është Serbia ajo që ka kërkesa nga ky proces, dhe jo ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat