Albin Kurti bën thirrje që të vazhdohet greva në arsim

Aktuale

Albin Kurti bën thirrje që të vazhdohet greva në arsim

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 10:24
Albin Kurti

Albin Kurti, kryetar i Levizjes Vetëvendosje në një postim në facebook ka diskutuar për grevën në arsim, ku deklaron se iu jep të drejtë të dy palëve. Prindërve të cilët janë të shqetësuar për humbjen e mësimit të fëmjëve të tyre dhe mësuesve të cilët janë të shqetësuar për pagat e ulta.

Si një mundësi për zgjidhje ai e ka parë: Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.

Postimi i plotë:

Pabarazia vs. Varfëria?

Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat