Krasniqi: Përballja e dytë e Jasharëve me armikun

Aktuale

Krasniqi: Përballja e dytë e Jasharëve me armikun

Nga: Z.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:10
Adem Jashari

Përmes një postimi në rrjetin social, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka shkruar se Serbia përmes shefit të Shërbimit informativ, gjeneralit Milivoje Novakoviq paralajmëronte se nuk do t’i lejonte “grupet terroriste” siç e quante ai UÇK-në. Këto kërcënime Bashkësia Ndërkombëtare e cila deri atëherë më shumë shfaqej si zjarrfikës dhe mjaftohej me kërkesat e saja për dialog dhe heqje dorë nga dhuna

Ai gjithashtu ka thënë se, sulmi i armikut ishte bërë pas një dënimi që një gjykatë serbe u kishte shqiptuar disa pjesëtarëve të UÇK-së e njëri prej tyre, në mungesë ishte dënuar edhe

Adem Jashari me njëzet vite burg . Me t’u zbardhur dita, i pari në familje arrin Adem Legjendari dhe pas tij do të vazhdon edhe vargu i qindra mijë qytetarëve nga Drenica dhe e tërë Kosova. Kjo ishte një shenjë tjetër, ishte një tregues i qartë se shpresa dhe besimi i popullit tonë ishte kthyer sy e vesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Krasniqi ka shkruar se, me 22 janar 1998, Njësiti ushtarak i UÇK-së në Prekaz, e veçanërisht familja Jashari që mbrojtur më sukses në përballje me diversantët. Mbrojtja më sukses për të dytën herë, përveç që ishte një fitore e madhe e po reflektonte shpresë e besim për shqiptarët kudo ku ishin, ishte edhe një dëshmi tjetër e madhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej forcë serioze politike dhe ushtarake në mbrojtje të kombit e të vendit

Postimi i plotë:

Image

PËRBALLJA E DYTË E JASHARËVE MË ARMIKUN

(Me rastin e 21 vjetorit të sulmit diversant serb mbi familjen Jashari)

Pas luftimeve të 25 e 26 nëntorit 1997, regjimi i Beogradit e pat vendosur në rreth të hekurt Kosovën e veçmas Drenicën. Në ketë kohë Serbia përmes shefit të Shërbimit informativ, gjeneralit Milivoje Novakoviq paralajmëronte se nuk do t’i lejonte “grupet terroriste” siç e quante ai UÇK-në. Këto kërcënime Bashkësia Ndërkombëtare e cila deri atëherë më shumë shfaqej si zjarrfikës dhe mjaftohej me kërkesat e saja për dialog dhe heqje dorë nga dhuna. Ne një situatë të tillë më 22 janar 1998, një formacion diversant i armikut të armatosura më të gjitha armët për aksione diversantë si: minahedhës, mortaja dore (zola) dhe më armë të ndryshme automatike, me trupa të specializuara do të rrethohet familja e Komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz të Poshtëm. Në fakt ky ishte një sulm diversant e tinëzar i përgatitur mirë nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Sulmuesit duhet ta kishin njohur mirë terrenin.

Për një gjë të tillë i kishin të gjitha mundësit, pasi forca të mëdha të armikut ishin të stacionuara në Fabrikën e Municionit në Skenderaj aty afër Lagjes se Jasharëve. Sulmi i armikut ishte planifikuar mirë dhe kishte qëllim, vrasjen e Komandantit legjendar të UÇK-së dhe të familjes se tij duke mos kursyer as një njeri. Edhe koha kur duhej të bëhej sulmi ishte planifikuar mirë. Sulmi ishte planifikuar të kryhet para agimit, në kohën kur njerëzit janë në gjumin më të thellë. Por diversantët nuk e dinin se Jasharët, i madh dhe i vogël ishin ushtarë dhe të pa gjumë. Sulmit diversant të armikut, pa hezituar iu përgjigjen Jasharët që nga Xha Shabani, Hamza, Fitimi, Kushtrimi etj. Zjarri i ashpër i Jasharëve për diversantët që i papritur dhe i detyroi ata që të tërhiqeshin në panik duke lënë shumë gjurmë materiale pas veti. Në ketë aksion të papritur të armikut nga Jasharët që plagosur vajzat e Rifatit, Selvetja dhe Ilirjana të cilat atë natë i kishin furnizuar me municion luftëtarët e lirisë që në ato momente po e mbronin Kosovën, Drenicën, Prekazin dhe Familjen e shenjtë të Jasharëve legjendarë.

Sulmi i armikut ishte bërë pas një dënimi që një gjykatë serbe u kishte shqiptuar disa pjesëtarëve të UÇK-së e njëri prej tyre, në mungesë ishte dënuar edhe

Adem Jashari me njëzet vite burg . Me t’u zbardhur dita, i pari në familje arrin Adem Legjendari dhe pas tij do të vazhdon edhe vargu i qindra mijë qytetarëve nga Drenica dhe e tërë Kosova. Kjo ishte një shenjë tjetër, ishte një tregues i qartë se shpresa dhe besimi i popullit tonë ishte kthyer sy e vesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Më 22 janar 1998, Njësiti ushtarak i UÇK-së në Prekaz, e veçanërisht familja Jashari që mbrojtur më sukses në përballje me diversantët. Mbrojtja më sukses për të dytën herë, përveç që ishte një fitore e madhe e po reflektonte shpresë e besim për shqiptarët kudo ku ishin, ishte edhe një dëshmi tjetër e madhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej forcë serioze politike dhe ushtarake në mbrojtje të kombit e të vendit. Serbia nga aksioni tinëzar dhe i pabesë kishte nxjerrë një mësim. UÇK-ja po bëhej forcë serioze pas se cilës po rreshtoheshin shqiptarët dhe prandaj duhej asgjësuar bërthama e saj në Drenicë. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që në shekullin XX, serbet pësonin disfatë në Prekaz e Drenicë. Qeveria serbe në Beograd mendonte se duke e asgjësuar bërthamën e saj, familjen Jashari, frika e paniku do të përhapej në popullin shqiptar dhe kështu do të eliminohej çdo përpjekje serioze për liri e çlirim. Përkundër rrezikut të madh që ishte në horizont, qëndrimi i pa gjak i kreut të politikës pacifiste në Kosovë po e dëmtonte skajshmërisht Frontin e Rezistencës Kombëtare për Çlirim. Kjo lëvizje qyqare në vend se t‘i tregonte popullit se të gjitha format e rezistencës paqësore veç luftës së armatosur ishin harxhuar, ajo po i thellonte ndarjet dhe përçarjet në Lëvizjen Politike Shqiptare Legale dhe Klandestine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat