Veseli flet për takimin me Kosnett dhe Haradinajn

Aktuale

Veseli flet për takimin me Kosnett dhe Haradinajn

Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:46
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas takimit me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti.

Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Përfundon takimi Veseli-Haradinaj-Kosnett, asnjë fjalë për zhvillimet

Për rreth një orë ka zgjatur takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të parin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Në këtë takim është folur për kërkesën zyrtare të ShBA-së, rreth taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës.

Takimi mes ambasadorin Kosnett dhe krerët e shtetit është mbajtur me dyer të mbyllura.

Nga ana e tij, Kosnett nuk ka dhënë ndonjë prononcim për media rreth këtij takimi. 

Nis takimi i “nxehtë” në mes të ambasadorit dhe dy krerëve të vendit!

Ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tashmë ka hyr në Kuvendin e Kosovës.

Image

Ai është në takim me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, e të dy bashkë pritet ta takojnë edhe kryeminsitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim do të diskutohet për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, masë kjo tregtare që kërkohet të hiqet nga SHBA.

Kreu i Qeverisë së Kosovës dje nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti  Hashim Thaçi ka bërë apel që të hiqet taksa, pasi, sipas tij, ajo po cenon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Takimi i Veselit dhe Haradinajt me ambasadorin amerikan do të ndodhë në mesditë – a do të ketë heqje të taksës për produktet serbe?

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj sot do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kossnet.

Mësohet se takimi do të nis rreth orës 12:00, kurse nikoqir do të jetë kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit do të jetë edhe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Haradinaj kur është pyetur dje në lidhje me mundësinë e heqjes së taksës, ka thënë se “bora do të shkrihet dikur”.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta rrezikojë partneritetin me Amerikën.

Ndryshe sot është thirrur edhe një mbledhje e qeverisë, që do të fillojë nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat