Për Veselin, taksa nuk lëviz pa lëvizur Serbia

Aktuale

Për Veselin, taksa nuk lëviz pa lëvizur Serbia

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:19
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, do të presë sot në takim Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 %.

Takimi pritet të fillojë në orën 12:00, në Kabinetin e Veselit.

Burimet brenda PDK-së, thonë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit – taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia.

Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 % mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan.

SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat