Thaçi udhëton për në Zvicrër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror - Bota Sot
Thaçi udhëton për në Zvicrër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Aktuale

Thaçi udhëton për në Zvicrër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë botë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Ky forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...