Komisioni kthen prapa projekt-statutin e Trepçës

Aktuale

Komisioni kthen prapa projekt-statutin e Trepçës

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:41
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka kthyer prapa projekt-statutin e Trepçës, pas vërejtjeve që dhanë deputetët e këtij komisioni, përcjell KosovaPress.

Aty poashtu u vendos që raporti i Panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT t'i kalojë Kuvendit që të zgjedhë 6 anëtarë, nga 12 sa janë në listën e ngushtë.

Deputetët kërkuan nga Bordi i Trepçës që të sjellë para tyre një dokumentacion të plotë dhe, jo me orare të takimeve siç konsideruan të jetë draft-statuti i paraqitur.

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu tha se statuti i marrë është i njëjtë me atë që ka qenë më parë.

"Le ta bëjë bordi statutin. Nëse na i shtimë duart në statut, atëherë në hyjmë në një grup të gjerë heterogjen, ku edhe mund të bëhen gabime. Pse ne me bë amendamente? Është rrugë me e gjatë", tha ai.

Kurse, kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha - Shala, tha se Kuvendi miraton edhe statute. Teksa tha se zërat kundërshtarë nuk ja duan të mirën as Trepçës e as vendit.

Edhe deputetja Hykmete Bajrami nga LDK-ja u shpreh e pakënaqur me draft-statutin e marrë.

Ndërsa deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu theksoi problemet që ka ky draft-statut.

"Nëse shkojmë faqe për faqe e shohim që nuk ka përputhje në mes të shtyllave. Vetëm na sillni kolonën e tretë dhe ne e përcjellim në Kuvend", tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat