Geci viziton varrin e Rugovës, merr një pastrues që të pastron vendin ku kanë shkelur ata që dje u përkulen para tij!

Aktuale

Geci viziton varrin e Rugovës, merr një pastrues që të pastron vendin ku kanë shkelur ata që dje u përkulen para tij!

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:07
Halil Geci para varrit të Ibrahim Rugovës

Halil Geci, i cili dje i kërkoi falje presidentit Ibrahim Rugova që nuk shkoi ta vizitoj te varri, pasi, tha se ata që dje ishin aty po e rrejnë presidentin.

Geci sot, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe dy fotografi, shihet pranë varrit të Rugovës, dhe një pastrues aty, duke pastruar vendin ku kanë shkelur ata që dje u përkulën para Rugovës.

Geci, shkruan se është i mërzitur por, thotë se, shpresa e vetme për Dardaninë ka mbetur guri i varrit të Presidentit, Bonstilli, Katedralja dhe Dragodani.

Ja postimi i plotë:

Presidenti im, Supremi im erdha.

Erdha te shohë dhe qe te tregoj, se dje nuk munda ti shohë gënjeshtaret duke tu përkulur kinse te duan shumë.

Me vete e mora një pastrues qe ta pastroi vendin ku kanë shkelur me këmbë gënjeshtaret e të gjitha ngjyrave duke u përkulur para gurit, varrit tënd si para tyrbes.

U ktheva i mërzitur por me shpresë duke te lënë ty ne kodër te Velanis me shikim nga ambasada amerikane, dhe katedralen qe ti e ndërtove duke i dhënë ngjyra kryeqytetit, si dhe Bonstillin.

Shpresa e vetme për Dardaninë ka mbetur guri i varrit tënd, Bonstilli, Katedralja si dhe Dragodani.

Lamtumirë Supremi im.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat