Mediat franceze shkruajnë për ftesën e Thaçit nga Gjykata Speciale

Aktuale

Mediat franceze shkruajnë për ftesën e Thaçit nga Gjykata Speciale

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:13
Hashim Thaçi

Mediat franceze kanë raportuar për Gjykatën Speciale ku pritet të ftohen edhe një numër i madh ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ndërsa paditë e para pritet të lëshohen së shpejti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet me transparencë të plotë nëse thirret për tu marr në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale, e cila është duke hetuar krimet e dyshuara të luftës në Kosovë gjatë viteve 1990.

Gjykata Speciale me bazë në Hagë u krijua në vitin 2015 për t’i gjykuar krimet e luftës të pretenduara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, (UÇK), veçanërisht kundër serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë shqiptarë të Kosovës.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së gjatë luftës në vitet 1998-1999, shkruan gazeta franceze “france24”.

Thaçi ka thënë para gazetarëve se nëse thirret nga prokurorët e Gjykatës Speciale do t’i përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

“Unë do t’i përgjigjem një kërkese të tillë me transparencë të plotë, përgjegjësinë më të lartë morale, kombëtare, politike, kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Thaçi.

Gjykata ende nuk ka njoftuar për paditën e saj të parë port deri më tani ka thirrur një numër të madh të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi dhe Sami Lushtaku, ishin të parët që u morrën në pyetje nga Gjykata javën e kaluar.

Mustafa,ka thënë për media se ai ishte marrë në pyetje si një “dëshmitar i dyshuar”, pa shpjeguar se çfarë do të thotë ky cilësim. Ndërsa Lushtaku, ka përdorur të drejtën e tij për të heshtur.

Gjykata e cila vepron sipas ligjit të Kosovës është krijuar në Holandë për të mbrojtur dëshmitarët për gjykimet e krimeve të luftës.

Prokurorët e Gjykatës kanë vënë në dyshim të dyshuarit përpara të akuzave të mundshme.

Gazetari hulumtues nga Kosova, Vehbi Kajtazi ka thënë se “kjo është një masë e nevojshme procedurale derisa të mblidhen provat”,

“Paditë e para do të lëshohen së shpejti”, ka thënë Kajtazi.

“Pa dyshim, ky vit do të jetë i padive”, ka thënë aktivisti i të drejtave të njeriut, Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë, organizatë joqeveritare që monitoron krimet e luftës.

Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës, Hysni Gucati, ka thënë javën e kaluar se gjykata do të thërras rreth 100 ish-luftëtar të UÇK-së, për tu marrë në pyetje në muajin e ardhshëm.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së ka thënë javën e kaluar se “fakti që lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë”.

Lufta e Kosovës ishte e fundit në një seri konfliktesh të përgjakshme që pasuan rënien e Jugosllavisë komuniste në vitet 1990.

Konflikti në Kosovë la më shumë se 13,000 të vdekur, duke përfshirë 11,000 shqiptarë etnikë, 2,000 serbë dhe rreth 500 romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat