Thaçi: Komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, shembulli më unik i atdhetarizmit

Aktuale

Thaçi: Komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, shembulli më unik i atdhetarizmit

Nga: N.H Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:50
Prekaz

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar 22 janarin e vitit 1998, kur ndodhi sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Thaçi me rastin e 21 vjetorit të këtij sulmi, ka thënë se heroi Adem Jashari dhe familja e tij janë shembull unik i atdhetarizmit për liri.

“Para 21 vjetësh, më 22 janar 1998, ka ndodhur sulmi i dytë i armatosur i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz. Sulmet e vazhdueshme mbi këtë familje, e cila dallohej për atdhetarizëm dhe veprime të guximshme kombëtare, ishin paralajmërim se Serbia po përgatitej të shtypte me dhunë çdo familje liridashëse në Kosovë. Familja Jashari, me idealizëm dhe ndërgjegje të lartë njerëzore, politike e kombëtare, asnjëherë nuk ndaloi së sakrifikuari për liri dhe pavarësi. Historitë e popujve kanë rrëfime të ndryshme për shumë heronj, por komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë shembulli më unik i atdhetarizmit dhe vetëmohimit për lirinë e një populli”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat