Thaçi: Familja Jashari, asnjëherë nuk ndaloi së sakrifikuari për liri dhe pavarësi

Aktuale

Thaçi: Familja Jashari, asnjëherë nuk ndaloi së sakrifikuari për liri dhe pavarësi

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:15
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës në një postim në Facebook ka përkujtuar sulmin e dytë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe, që sot ka bërë 21 vjet.

Thaçi ka thënë se para 21 vjetësh, më 22 janar 1998 ka ndodhur sulmi i dytë i armatosur kundër familjes Jashari, në Prekaz. Ai thotë se sulmet e vazhdueshme ndaj kësaj familje ishin paralajmrim se serbët po përgaditëshin të shtypnin çdo familje liridashëse në Kosovë.

“Adem Jashari dhe familja e tij janë shembulli më unik i atdhetarizmit dhe vetëmohimit për lirinë e një populli.” – thekson Thaçi

Postimi i plotë:

Para 21 vjetësh, më 22 janar 1998, ka ndodhur sulmi i dytë i armatosur i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz. Sulmet e vazhdueshme mbi këtë familje, e cila dallohej për atdhetarizëm dhe veprime të guximshme kombëtare, ishin paralajmërim se Serbia po përgatitej të shtypte me dhunë çdo familje liridashëse në Kosovë. Familja Jashari, me idealizëm dhe ndërgjegje të lartë njerëzore, politike e kombëtare, asnjëherë nuk ndaloi së sakrifikuari për liri dhe pavarësi. Historitë e popujve kanë rrëfime të ndryshme për shumë heronj, por komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë shembulli më unik i atdhetarizmit dhe vetëmohimit për lirinë e një populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat