Reçica: Punësimi i të rinjve dhe grave është misioni dhe prioriteti ynë

Aktuale

Reçica: Punësimi i të rinjve dhe grave është misioni dhe prioriteti ynë

Nga: A.Sh Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:35
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një postim në Facebook, shkruan se në takimin me Zyrat e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional diskutuam për Planin e Punës për këtë vit. Ai theks të veçantë i kushton punësimit të të rinjëve dhe grave prioritet ky i cili duhet të shyhet përpara.

Postimi i plotë:

Mora pjesë sot në takimin me Zyrat e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional ku diskutuam për Planin e Punës për këtë vit. Punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave është mision dhe prioritet i yni të cilin duhet ta shtyjmë para dhe kjo garantohet nëpërmjet shërbimeve cilësore të punësimit.

Masat aktive të tregut të punës dhe ndërmjetësimi janë të rëndësishme dhe efektive jo vetëm për vendin tonë, por shumë vende të BE-së janë duke zhvilluar politika aktive të tregut të punës, pikërisht për shkak të rritjes së papunësisë afatgjate në vendet e tyre.

Kërkova nga përfaqësuesit e Zyrave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional që të jenë sa më afër qytetarëve, ti inkurajojnë të papunët për t’u regjistruar si punëkërkues në mënyrë që të luftojmë inaktivitetin në vend, si dhe të punojnë fort në koordinim dhe ndërmjetësim në punësim, në mënyrë që të kemi rezultate konkrete deri te punësimi i këtyre punëkërkuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat