Deputetja e VV-së padit deputeten e AAK-së

Aktuale

Deputetja e VV-së padit deputeten e AAK-së

Nga: N.H Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:46
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiut.

Deputetja e VV-së padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese.

Sipas kësaj partie, padia ka të bëjë me shpifjet që deputetja e AAK-së i ka bërë në drejtim të deputetes së VV-së.

Ja kumtesa e plotë:

Deputetja Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu. Padinë e ka dorëzuar personalisht deputetja Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn. Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat