Besarta Jashari: I tregova Bekimit se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban

Aktuale

Besarta Jashari: I tregova Bekimit se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:17
Besarta dhe Bekim Jashari

Sot shënohet 21-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë në drejtim të familjes Jashari në Prekaz.

Në përkujtim të gjithë familjarëve sot ka shkruar edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e këtij sulmi nga familja Jashari.

Besarta ka thënë se sot bashkë me vëllain, Bekimin njëherësh kryetarin e komunës së Skenderajt kanë përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm për kombin, por të dhimbshëm dhe krenar për familjen.

Tutje Besarta ka thënë se para 21 viteve ishin të ndarë fizikisht, atëherë kur forcat policore/ushtarake serbe rrethuan shtëpitë e tyre, me idenë e shfarosjes së konakut që kultivoj atdhedashurinë dhe rriti foshnjën UÇK.

Besarta Jashari ka shtuar poashtu se derisa ajo shpalos kujtimet nga kjo ngjarje, Bekimi tregon për përjetimin e tij që atëbotë ishte në mërgim, si kujton fjalët e babit dhe ajo pamjet e asaj nate.

Përpos të vrarëve në këtë natë, Besarta tregon për plagët që mori motra e saj Selvetja si dhe kushërira Ilirja që sot i mban në trup plagët e lirisë.

Postimi i plotë:

Me vëllaun tim Bekimin, sot po kujtojmë një përvjetor të rëndësishëm për kombin… por të dhimbshëm e krenar për familjen tonë.

Para 21 vjetëve ishim të ndarë fizikisht, atëherë kur forcat policore/ushtarake serbe rrethuan shtëpitë tona, me idenë e shfarosjës së konakut që kultivoj atëdhedashurinë dhe rriti foshnjën UÇK… idetë dhe planet serbe atë ditë u thyen, duke dëshmuar vendosmërinë e familjës që UÇK do bëhet.

Derisa sot unë i shpalosi kujtimet nga kjo ngjarje, Bekimi më tregon për përjetimin e tij që atëbotë ishte në mërgim… fjalët e babushit, freskët Bekimi i kujton ndërsa unë pamjet e asaj nate të lavdishme!

I tregova se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban, e për çudi Bekimi e dinte sikur të kishte qenë aty.

Nga ajo betejë mbeten të plagosura motra ime Selvetja dhe vajza e axhës Ilirja, që edhe sot i mban në trup plagët e lirisë.

Kjo datë njihet si “Sulmi Dytë në Familjën Jashari”, andaj krenarë unë dhe Bekimi ju falëmnderojmë për kujtimin dhe nderimin e kesaj beteje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat