Ish-ushtari i UÇK-së pyet: Cilit Hashim t’i besojmë, njeriut që urdhëroi vëllavrasjet?

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së pyet: Cilit Hashim t’i besojmë, njeriut që urdhëroi vëllavrasjet?

Nga: N.H Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:38
Hashim Thaçi

Naim Miftari ish-epror i Zbulimit dhe Kundërzbulimit (ZKZ) në Zonën e Shalës, dhe më pas kryshef i G-2- shit të UÇK-së, e TMK-së, përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklaratën e presidentit Thaci, i cili tha se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

Lidhur me ketë deklaratë, skeptik është paraqitur ish-ushtari i UÇK-së, i cili pyet se cilit Hashim t’i besojmë.

“Cilit Hashim Thaçi t’i besojmë; Presidentit të Kosovës që mbron interesin e popullit dhe vendit tonë Kosovës ,apo Hashim Thaçit njeriu i shërbimit sekret Francezo-Serb DGESE-UDB që ndihmojë vet në ndarjen e Mitrovicës, pastroj me 2 shkurt të vitit 2000 Mitrovicën e veriut nga shqiptarët, njeriu që urdhëroi vëllavrasjet gjatë luftës”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Cilit Hashim Thaçi t’i besojmë Presidentit të Kosovës që mbron interesin e popullit dhe vendit tonë Kosovës, apo Hashim Thaçit njeriu i shërbimit sekret Francezo-Serb DGESE-UDB që ndihmoj vet në ndarjen e Mitrovicës pastroj me 2 shkurt të vitit 2000 Mitrovicën e veriut nga Shqiptarët, njeriu që urdhëroj vëllavrasjet gjatë luftës, njeriu që vodhi Kosovën gjatë dhe pas luftës, dhe njeriu që tenton ta ndaj tani Kosovën me Serbinë dhe Kosovës i ka sjell gjerë  vetëm poshtërim, varfri, izolim dhe varre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat