PSD thotë se kërkesa për ulje të pagave të zyrarëve të lartë është e tyre - Bota Sot
PSD thotë se kërkesa për ulje të pagave të zyrarëve të lartë është e tyre

Aktuale

PSD thotë se kërkesa për ulje të pagave të zyrarëve të lartë është e tyre

Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:46
Partia Socialdemokrate (PSD)

Partia Socialdemokrate ka thënë se është miratuar kërkesa e këtij subjekti për uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuqi, e cila ka shkruar në Facebook se ulja e koeficientit nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike.

“Kërkesa e Partisë Socialdemokrate për uljen e koeficientit, përkatësisht uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike. Ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, si për atë të shëndetësisë, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore”, ka shkruar Kuqi.

Kjo ishte njëra ndër pesë kërkesat e PSD’së  në kohën kur është votuar në lexim të parë Projektligji për buxhetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...