Mësohet përmbajtja e dokumenteve për dialogun që Thaçi ua dorëzoi Limajt e Ahmetit

Aktuale

Mësohet përmbajtja e dokumenteve për dialogun që Thaçi ua dorëzoi Limajt e Ahmetit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 20:37
Hashim Thaçi, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

T7 ka siguruar dokumentet që Presidenti Hashim Thaçi ia ka dorëzuar udhëheqësve të Ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt

Katër raunde bisedimesh janë zhvilluar në mes të Hashim Thaçit e Aleksandër Vuciqit.

E gjithë këto takime në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, janë zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit.

Ndërkohë, deri me tani nga këto bisedime nuk ka asnjë dokument të shkruar.

Kjo konfirmohet edhe në dokumentin që Hshim Thaçi, një ditë më parë ua dorëzoi Fatmir Limajt e Shpend Ahemetit. 

Këtë dokument e ka siguruar T7, ndërsa është i hartuar në 9 faqe.

Aty sqarohet qëndrimi i palës kosovare në takimet e zhvilluara në kryeqendrën evropiane.

Ne kemi kërkuar urgjentisht të ndalet fushata e Serbisë kundër Kosovës duke argumentuar që qasjet e tilla, janë në kundërshtim me frymën e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Çështjet e tjera të kësaj natyre janë ngritur kanë qenë po ashtu procesi i tranzicionit të FSK-së dhe veprimet e frikshme e të presionit të Serbisë ndaj pjesëtareve të komunitetit Serb, anëtar të FSK-së masat tarifore ndaj produkteve me origjinë në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë

Në këto dokumente tregohet komunikimi që kishte presidenca me Mogherinin.

Nga këto shihet se arritjen e një marrëveshje përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, ua ka lënë palëve të përfshira.

Sa i përket BE-së, qëndrimi I përsëritur I Përfaqësueses së Lartë për rregullat e angazhimit të BE-së në këtë proces, ka qenë ai që dialogun e konsideron pronësi të palëve dhe se arritja e një marrëveshje, është përgjegjësi dhe mundësi për palët, si për të tejkaluar gjendjen e tanishme të staus quo-së, ashtu edhe përmbylljen e çështjeve të hapura

Në këto dokument, sqarohet edhe bashkëpunimi i Kosovës me ShBA-në për gjatë këtij procesi.

Ndërkohë, këtu përmenden edhe pikat specifike që janë përmendur në takimet Thaçi – Vuciq.

Si pikë e parë e me më shumë prioritet sipas këtij dokumenti janë të pagjeturit.  

Këtu pala kosovare ka kërkuar emërimin e një Emisari Special.

Mendohet që propozimi për Kryesuesin e këtij komisioni të përbashkët duhet ta bëjë Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që është marrë më këtë temë që prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe deri më tash. Pala jonë mendon se Kryetari i këtij Komisioni duhet të jetë një diplomat me përvoje në rajonin tonë, që njeh zhvillimet dhe historinë e rajonit

Madje kjo temë është menduar të përmbyllet brenda katër vjetësh.

Kurse pika për Trashëgimin Kulturore ka të bëjë me statusin e Kishës Ortodokse, ku pala kosovare ka argumentuar duke thënë se gjithçka mund të bëhet vetëm duke pasur ndryshime ligjore.

Ekipi presidentit Hashim Thaçi,  në çështjen e pronës kanë kërkuar implementimin e plotë të marrëveshjes për kadastrat.

Sa i përket temës së pronës publike dhe shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës, pozicioni ynë ka qenë I qartë: Sipas Propozimit të Presidentit Ahtisaari, e gjitha pronë publike dhe shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës i takon Kosovës

Në temat e mbetura për bisedime me Serbinë është ajo edhe minoriteteve por edhe pozicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nga ana jonë është bërë e qartë se korniza kushtetuese ligjore e Kosovës ofron mundësi të mëdha të cilat mund të shfrytëzohen nga Serbia për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë. Por, është përjashtuar mundësia që Qeveria e Serbisë të ketë mundësi të ushtrojë çfarëdo pushteti ekzekutiv në Kosovë, në cilëndo fushë

Pala kosovare gjatë kësaj periudhe ka treguar që marrëveshjet e arritura nga 2011-2015 nuk janë respektuar nga ana e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat