Wess Mitchell do të emërohet ambasador në Londër ose Bruksel

Aktuale

Wess Mitchell do të emërohet ambasador në Londër ose Bruksel

Më: 22 janar 2019 Në ora: 20:45
Wess Mitchell

Wess Mitchell, ndihmës-sekretari i deritashëm amerikan për Evropë dhe Euroazi, brenda kompetencave të të cilit është edhe Kosova, pritet të emërohet ambasador i SHBA-ve në Londër ose në Bruksel.

Sipas burimeve të Klanit, vendimi përfundimtar varet nga vetë Mitchell.

Diplomati amerikan gjatë ditës së sotme dha dorëheqje nga posti në administratën Trump dhe pritet ta lëshojë detyrën muajin e ardhshëm.

Në shtator të vitit 2017, Mitchell u bë ndihmës-sekretari i parë i shtetit në administratën e Trump i konfirmuar edhe nga Senati.

Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat