Selmanaj: Nuk guxojmë t’i vëmë në pikëpyetje raportet Kosovë-SHBA

Aktuale

Selmanaj: Nuk guxojmë t’i vëmë në pikëpyetje raportet Kosovë-SHBA

Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:35
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK'së, Driton Selmanaj, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes ndaj raporteve me Amerikën. Ai bënë me dije se raportet mes Kosovës dhe SHBA duhet të ketë kujdes që mos vihen në pikëpyetje.

Selmanaj në Pressing në T7 ka thënë se Amerika ka dhënë porosi të qartë ndaj Kosovës për taksen.

 "Ne nuk guxojmë të vejmë në pikëpyetje raportet e Kosovës me SHBA. Refuzimi i vizës ndaj kryeministrit trgon shumë. Po ashtu deklaratat e SHBA’së karshi qeverisë për taksën, tregojnë se SHBA ka filluar të ndryshojë qëndrim ndaj neve”, ka thënë Selmanaj

Ai ka bërë me dije se Kosova duhet të ketë kujdes se si sillet në këto momente me miqt ndërkombëtar. 

“ Ne nuk kemi qare pa pas raporte të mira me shtetet mike". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat