UNDP lanson projektin ‘Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi…’

Aktuale

UNDP lanson projektin ‘Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi…’

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojë projektin `Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit”, në një tryezë të rumbullakët ku do të diskutohet edhe Ligji për Ndërmjetësimin.

Projekti, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës me qëllim të mbështetjes reformës në sektorin e drejtësisë dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi.

Diskutimi do të përqëndrohet në Ligjin për ndërmjetësimin – ndryshimet kryesore dhe nevojat, si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e rasteve për të ndihmuar gjykatat dhe prokuroritë, në zvogëlimin e lëndëve dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi.

Në ngjarje do të marrin pjesëAlessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Sh.T Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nikola Kabašić, Kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe partnerë e përfaqësues tjerë nga fusha e drejtësisë.

(Hotel Amazon në Milloshevë, ora 10:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat