Ish-ambasadori tregon pse e vranë Isa Boletini, ja paralajmërimi për ata që po bëjnë pazare me territorin

Aktuale

Ish-ambasadori tregon pse e vranë Isa Boletini, ja paralajmërimi për ata që po bëjnë pazare me territorin

Nga: A.Zh Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:02
Ish-ambasadori i Kosovës Lulzim Peci

Sot po bëhen 103 vite nga vrasja e Heroit të Kombit Isa Boletini. Me këtë rast, atë e ka kujtuar ish-ambasadori i Kosovës Lulzim Peci.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Boletini, bashkë me shtatë familje dhe bashkëluftëtarë u vra në Podgoricë, pasi ishte kundërshtari më i madh i ndarjes së territoreve sqhiptare, përcjell Bota sot.

E sot sipas Pecit, kur eshtrat e Boletinit prehen në Boletin, po bëhen përpjekje për pazare me terrritoret e Kosovës me Serbinë që cënojnë edhe vendlindjen e heroit.

Mirëpo, Peci ka theksuar se “planprishësit do të dalin humbës, pasi pazaret e tyre nuk do t’i lejojë populli shqiptar i Kosovës”.

Postimi i plotë i Pecit pa ndërhyrje:

Me 23 janar 1916, Heroi i Kombit dhe i Kosoves, Isa Boletini se bashku me shtate familjare dhe bashkeluftetare u vra ne Podgorice, pasi ishte kundershtari me i madh, si ne fushbeteja ashtu edhe ne politike, i ndarjes se territoreve shqiptare.

Sot, kur eshterat e Isas dhe bashkeluftetareve te tij, qe pas gadi 100 viteve po prehen ne Boletinin e kushtrimeve te luftes per liri dhe pavaresi te shqiptareve, jane duke u bere perpjekje per pazare me territoret e Kosoves me Serbine qe cenojne edhe kete vend historik, i cili per nga simbolika e rezistences ushtarake te shqiptareve lirisht mund te thuhet se vie menjehere pas Krujes se Kastrioteve. Por, planprishesit do te dalin humbes, pasi pazaret e tyre nuk do t’i lejoj populli shqiptar i Kosoves.

Pusho i qete Heroi dhe udheheqesi yne ushtarak dhe shpirteror qe na mbajte gjalle per nje shekull idealin e lirise dhe pavaresise se shqiptareve, qe na ke mbrojtur deri ne momentin e fundit sa ishe ne kete bote, dhe qe mbrone edhe nga amshimi kufinjte e Kosoves.

Te duam dhe te nderojme perjetesisht. Lavdi Heroi yne! Lavdi bashkeluftetareve tuaj!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat