Deputeti i LDK-së i kundërpërgjigjet ‘ashpër’ Bekë Berishës: Të njohim mirë, analfabet i diplomuar

Aktuale

Deputeti i LDK-së i kundërpërgjigjet ‘ashpër’ Bekë Berishës: Të njohim mirë, analfabet i diplomuar

Nga: N.H Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:53
Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sulmuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërsa, lidhur me ketë, ka reaguar deputeti i LDK-së Naser Rugova. Ai ka thënë se Berishën e njohin mirë, sipas tij, ky i fundit është analfabet i diplomuar me disa vepra penale, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i Rugovës:

Mbrëmë më rastisi ta dëgjoj një “ deputet “ të cilin e njofim mirë, është analfabet i diplomuar, ja dijmë të kaluarën me disa vepra penale, duke fyer LDK- në, kryetarin e saj dhe duke e quajtur si parti që e ka dëmtuar Kosovën, vërtetë më rritet bindja dhe besimi që kthesa e madhe do të bëhët dhe që niveli i kësaj legjislature do ta ngrisë vetëdijen elektorale në Kosovën tonë që “margaritarët” e tillë si soji i këtij deputeti ta shofin Kuvendin vetëm në televizion!

Kush është në krye të shtetit, tepër mirë jemi!

LDK besë dhe shpresë!

Karvani ecën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat