Zeçeviq: Gjermania e interesuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës

Aktuale

Zeçeviq: Gjermania e interesuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:43
Slobodan Zeçeviq

Gjermania është e interesuar që Serbia t`i bashkohet BE-së, por gjithashtu për të zgjidhur problemin e Kosovës, se Serbia nuk do të hyjë në BE me marrëdhënie të parregulluara me shqiptarët.

Kësisoj tha profesori i Institutit të Studimeve Evropiane Slobodan Zeçeviq.

“Gjermania është e interesuar që Serbia t`i bashkohet BE-së, por edhe të zgjidhë problemin e Kosovës, që Serbia të mos hyjë në BE me barrë, të ketë marrëdhënie të parregulluara me shqiptarët dhe ndoshta disa kufij të diskutueshëm”, tha Zeçeviq për RTS.

Këtë deklaratë profesori serb e bëri në prag të takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Davos të Zvicrës  ku do të flitet për çështjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat