Thaçi: Bashkimi kombëtar ishte porosia që na e la Isa Boletini

Aktuale

Thaçi: Bashkimi kombëtar ishte porosia që na e la Isa Boletini

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:53
Isa Boletini

Presidenti Hashim Thaçi, ka kujtuar 103 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Isa Boletini.

Thaçi shkruan se përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për brezat e rinj, ndërsa ka theksuar se bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini.

“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar Thaçi në rrjeton social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat