Ish punëtorët dorëzojnë kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it

Aktuale

Ish punëtorët dorëzojnë kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:10
Punëtorët e larguar të KEDS-it

(E plotësuar) - Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ata në Prokurorinë Themelore kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj menaxhmentit të kësaj kompanie, e cila nuk po e respekton vendimin për kthimin e punëtorëve në punë.

“Edhe sa duhet pritur”, “KEDS” po i sfidon gjykata”, “Gjyqtar pse po heshtni”, ishin vetëm nga disa nga mbishkrimet përmes të cilave këta punëtor bënin thirrje që të kthehen në punë.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal, avokati Nasuf Hasani u shpreh se për shkak të mos zbatimit të vendimeve të marra nga gjykatat po i dëmton moralisht dhe materialisht këta punëtor.

Ai është shprehur optimist që Prokuroria Themelore do të reflektojë shpejt ndaj këtij kallëzimi penal, sepse mos zbatimi i aktvendimeve është vepër penale sipas tij.

Hasani: Dorëzova kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të KEDS-it

“Unë sot e dorëzova një kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të KEDS-it, George Karagutoff , të cilin e konsiderojmë si përgjegjës për mos zbatimin e vendimit të gjykatës, respektivisht të dy aktvendimeve të gjykatës. Njërës të Gjykatës Themelore në Prishtinë , dhe po ashtu tjetri është aktvendim i formës tanimë të prerë të Gjykatës së Apelit. Me çka obligohet KEDS që punëtorët e larguar padrejtësisht në vitin 2016 t;i kthej në punë duke iu referuar vendimeve të inspektoratit të punës të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale...Këta punonjës janë duke pësuar materialisht, moralisht, në të gjitha lëmit e jetës së tyre”, ka thënë Hasani.

Ish-punëtori i KEDS-it, Shaban Marovci u shpreh se ndonëse i kanë fituar dy seanca gjyqësore ndaj menaxhmentit të KEDS-it, këta të fundit ende nuk i respektojnë ato vendime.

Marovci i cili kishte punuar 18 vite në këtë kompani u shpreh se nuk u kanë dhënë asnjë arsye kur punëtorët janë larguar nga puna.

Marovci: Nuk na kanë thënë asnjë arsye për largim nga puna

Image

“Tash ne jemi diku 93 punëtorë të larguar dhe kemi fituar dy seanca gjyqësore, i cili menaxhment nuk na përkrahë, nuk na merr parasysh...Kurrfarë arsye nuk na kanë dhënë, vetëm na është ndërprerë kontrata pa kurrfarë arsye. Kemi vendimet që kurrfarë arsye nuk kanë dhënë ata”, ka deklaruar ky punëtor i KEDS-it.

Edhe Musa Nimani i cili për 30 vite kishte punuar në distriktin e Mitrovicës u shpreh se pa asnjë paralajmëruar është larguar nga puna.

Ai ka apeluar tek krerët shtetëror që sa më shpejt të reagojnë ndaj tyre.

Nimani: Krejt Kosova e di për padrejtësinë që na është bërë

“Ne i i kemi shfrytëzuar rrugët ligjore sikur e dinë krejt Kosova për padrejtësitë që na u kanë bërë, na kemi edhe deri këtu edhe sot me bë këtë siç e tregoi edhe avokati, mirëpo çdo gjëje duhet me i ardhur fundi dhe bëjë apel edhe ftesë tek të gjithë qeveritarët, pushtetarët të gjithë e kanë plotë gojën dhe thonë nëse nuk mundemi me hap vende të reja të punës, jemi për me i ruajtur vendet ekzistuese, vende ekziston, firma  nuk është mbyllur, departamenti nuk është mbyllur i joni që kemi punuar dhe atëherë ne në bazë të çkafit na me prit me u sill”, tha ai.

93 punëtorë të larguar nga kompania KEDS u shprehën se nuk do të ndalen derisa të kthehen në vendet e tyre të punës.

Ish-punëtorët e KEDS-it protesta të tilla kanë mbajtur edhe më herët pas largimit të tyre nga puna.

***

Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelor e në Prishtinë.

Ata kanë dorëzuar edhe një kallxim penal në Prokurorinë Themelore ndaj menaxhmentit të kompanisë KEDS.

Avokati Nasuf Hasani, u shpreh se kanë dorëzuar një kallxim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie i cili nuk është duke i zbatuar vendimet e gjykatës për këta punëtorë, që sipas tij,  parashihet që punëtorët ti kthejë në punë.

Ai kërkuar nga Prokuroria Themelore që të reflektojë sa më shpejt në këtë drejtim.

Shaban Marovci, punëtor i larguar i cili punonte në distribucionin e Gjilanit u shpreh se rreth 93 punëtorë janë të larguar dhe se kanë fituar dy seanca gjyqësore ndaj menaxhmetit të KEDS-it.

Ai u shtoi se nga puna janë larguar pa asnjë arsye,   ndërsa paralajmëroi se nuk do të ndalen deri sa të kthehen në vendet e tyre të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat