Limaj: Isa Boletini pushon i qetë në tokën e Kosovës së lirë

Aktuale

Limaj: Isa Boletini pushon i qetë në tokën e Kosovës së lirë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:20
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini në 103-vjetorin e vrasjes së tij.

Limaj ka vlerësuar lart kontributin e Isa Boletinit në luftën e tij kundër pushtimit të tokave shqiptare.

Limaj thotë se në rrethana shumë të vështira, Isa Boletini udhëhoqi lëvizjen kombëtare për lirinë e vendit.

“Isa Boletini pushon i qetë në tokën e Kosovës së lirë. Kosova dhe Shqipëria janë shtete të lira dhe të pavarura për të cilat ai nuk kurseu asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Kryetari i Nismës thotë se me veprat e tij, Isa Boletini, u bë motiv për brezat e mëpastajshëm. “I paharrueshëm qoftë kujtimi për viganin tonë! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Isa Boletinit”, ka shkruar Limaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat