Përvjetori i Isa Boletinit përplasë Haradinajn dhe Thaçin

Aktuale

Përvjetori i Isa Boletinit përplasë Haradinajn dhe Thaçin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:31
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Përvjetori i 103-të i vdekjes së Isa Boletinin ka bërë që presidenti i Kosovës dhe kryeministri sërish t’i dërgojnë mesazhe indirekte njëri tjetrit pro dhe kundër këmbimit të territoreve.

Derisa kryeministri Haradinaj është kujdesur të tregojë se varri i Isa Boletinit në veri të vendit është dëshmia më e mirë se ai territor nuk guxon të tjetërsohet.

Presidenti Thaqi ka shkruar si asnjëherë më parë se duhet angazhuar për bashkim të shqiptarëve ashtu sic ishte angazhuar Boletini.

Ja statuset e plota të dy liderëve në llogarinë e tyre në facebook:

Hashim Thaçi

U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona. HTH

Ramush Haradinaj

Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit. Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin. Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme!
RH 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat