LDK i reagon ashpër Bekë Berishës: Ne dhe Kosova kemi përjetuar mjaft xhenaze për arsye politike

Aktuale

LDK i reagon ashpër Bekë Berishës: Ne dhe Kosova kemi përjetuar mjaft xhenaze për arsye politike

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:48
LDK

LDK-ja përmes një njoftimi për media ka reaguar pas deklaratave që deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i ka bërë për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Berisha në një emision televiziv ka thënë se “Isa Mustafa është një xhenaze vertikale politike”, kurse sipas LDK-se kjo do të thotë se Berisha e ka shpallur Mustafën të vdekur.

“Duhet ta marrim seriozisht faktin që një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i partisë së Kryeministrit, e shpall dhe kërcënon për xhenaze vertikale politike, kryetarin e partisë më të madhe në vend, LDK-së, e cila është në opozitë. Problemi nuk qëndron se në Kosovë kemi individ me mendësi të prodhuesve të kufomave, por është trishtuese që një i tillë është i propozuar nga AAK dhe ka marrë mandatin e përfaqësuesit të popullit në Kuvendin e Kosovës. LDK konsideron se deputeti nuk ka imunitet të shpallë dhe kërcënoj kryetarin e LDK-së si të vdekur, për faktin se ai e konsideron kundërshtar politik”, thuhet në kumtesën e LDK-së, përcjell KosovaPress.

LDK thotë se kjo parti dhe Kosova kanë përjetuar mjaft xhenaze për arsye politike nga dora e njerëzve me mendësi dhe vepra kriminale.

“Të tillët nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, si të përzgjedhur të partive politike, por e kanë vendin para ligjit, duke dhënë përgjegjësi për shpalljet e kërcënimet e tyre kriminale”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat