Deputetja e VV-së: Haradinaj përkulet para krimit - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Haradinaj përkulet para krimit

Aktuale

Deputetja e VV-së: Haradinaj përkulet para krimit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj, në një akt të paprecedent autorizoi fillimin e procesit të privatizimit të Telekomit të Kosovës.

Sipas saj, në vend se të zbatonte pikë për pikë këtë rezolutë siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, Kryeministri Haradinaj u përkul para krimit të organizuar që ka mbërthyer Telekomin, ndërmarrjen publike me aksionarë 100% Qeverinë e Kosovës, sektorin strategjik dhe fitimprurës.

Në fund, ajo shkruan se telekomi nuk duhet të privatizohet. Këtë nuk do ta lejojnë as qytetarët e Republikës së Kosovës as vetë punëtorët e telekomit.

Ja postimi i saj:

KRYEMINISTRI PËRKULET PARA KRIMIT TË ORGANIZUAR QË KA MBËRTHYER TELEKOMIN

Image
Drita Millaku

Dje Qeveria e Kosovës, Kryeministri Haradinaj, në një akt të paprecedent autorizoi fillimin e procesit të privatizmit të Telekomit të Kosovës.

Aktualisht është në fuqi rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku qeverisë dhe kryeministrit i kërkohet të veprojë për të kundërtën. Pra për zhbërjen e kontratës kriminale me Z-Mobile dhe përfshirjen e profesionistëve në rimëkëmbjen nga kriza e qëllimshme ku e kanë futur Telekomin.

Në vend se të zbatonte pikë për pikë këtë rezolutë siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, Kryeministri Haradinaj u përkul para krimit të organizuar që ka mbërthyer Telekomin, ndërmarrjen publike me aksionerë 100% qeverinë e Kosovës, sektorin strategjik dhe fitimprurës.

Një përpjekje për privatizmin e Telekomit dështoi para 4 viteve pas denoncimit të pazareve me kompaninë Axos Gmh. Tani pas mbylljes edhe të procesit të arbitrazhit me këtë kompani Kryeministri Haradinaj, verbtazi po ecën hapave të Qeverisë Thaçi II.

Telekomi nuk duhet të privatizohet. Këtë nuk do ta lejojnë as qytetarët e Republikës së Kosovës as vetë punëtorët e Telekomit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...