Pyetet për taksën, Haradinaj: Bora do të shkrihet në të dy anët, nuk e kemi për ngut - Bota Sot
Pyetet për taksën, Haradinaj: Bora do të shkrihet në të dy anët, nuk e kemi për ngut

Aktuale

Pyetet për taksën, Haradinaj: Bora do të shkrihet në të dy anët, nuk e kemi për ngut

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:25
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot disa kompani në Pejë, me ç ‘rast ka folur edhe për taksën 100 përqind, raportet Kosovë-Serbi, e njëherësh është zotuar të përkrahë bizneset vendore.

Haradinaj përsëriti metaforën për shkrirjen e borës, këtë herë duke iu referuar raporteve Kosovë-Serbi.

Haradinaj: Bora do të shkrihet në të dy anët, nuk e kemi për ngut

“Taksa është në raport me mallrat që vijnë prej Serbisë dhe Bosnjës. Marrëdhëniet tona me Serbinë janë pak të ndjeshme, kam thënë që do të shkrihet bora, besoj që shkrihet në të dy anët, por nuk janë për ngut”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Pejë, Haradinaj ka vizituar fabrikën e mobileve “Ukaj” dhe fabrikën e birrës “Peja”, me ç ‘rast ka falënderuar bizneset vendore për investimet në Kosovë dhe njëherësh u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për të blerë prodhime vendore.

Haradinaj: Peja është një ndër qendrat ekonomike më të mëdha të Kosovës

“E para, Peja është një ndër qendrat ekonomike më të mëdha të Kosovës, e dyta është se ka shumë brende të cilat nuk janë brende vetëm në Kosovë por edhe më gjerë… Video 07:57 – 08:10 Ne importojmë produkte të drurit, pra të tilla mbi 60 milionë, shpresoj që qytetari ynë do të orientohet sa më shumë kah këto produkte të cilat edhe tregjet e huaja po i kërkojnë, pra po i pranojnë”, ka thënë Haradinaj.

Kurse pronari i fabrikës “Ukaj”, Sheqer Ukaj ka thënë se qeveria duhet të bindë punëtorët që të mos largohen nga Kosova.

Image

Ukaj: Qeveria duhet t’i bindë punëtorët të qëndrojnë në Kosovë

“Pjesë e jona është që ta lusim gjithë qeverinë që t’i inkurajojë klasën punëtore dhe t’iu japë guxim dhe kurajo që të qëndrojnë në Kosovë dhe të punojnë për Kosovën. Ta lëshosh Kosovën është shumë lehtë, ne kemi përvoja të mëhershme çka ka ndodhur, por tash e tutje qeveria duhet të punojë pak më shumë që t’i bindë klasën punëtore se edhe në Kosovë ka jetë e ardhmëri, edhe në Kosovë ka perspektivë”, ka thënë Uka.

Haradinaj me këtë rast vizitoi edhe fabrikën e birrës “Peja” ku premtoi se do të inkurajojnë bizneset vendore për ngritje ekonomike.

***

"Bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha para dy ditësh kur u pyet nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria.

Përgjigje duke përdorur simbolikën e borës, Haradinaj ka dhënë edhe sot nga Peja, ku në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës bëri homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.

Haradinaj kësaj radhe i pyetur cili është qëndrimi i qeverisë pas presioneve të SHBA-së për heqjen e taksës për mallrat që hynë nga Serbia, ka thënë se bora do të shkrihet në të dyja anët.

"Kam thënë që bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët", ka thënë Haradinaj.

"Nuk u bë për inati të dikujt, është interes nacional. Ky vit është vit i ekonomisë”, vazhdoi ai.

I pari i ekzekutivit vlerësoi lart kontributin e Hazhi Zekës për të drejtën e Kosovës, e po ashtu kujtoi edhe Isa Boletinin në 103 vjetorin e vrasjes së tij.

Për grevën që po vazhdon në arsim, Haradinaj ka thënë se asnjë orë e humbur nuk do të mbetet pa kompensuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...