Këshilltari i Pacollit i reagon Daçiqit për njohjet: Mbreti do të shihet ashtu siç është!

Aktuale

Këshilltari i Pacollit i reagon Daçiqit për njohjet: Mbreti do të shihet ashtu siç është!

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:41
Jetlir Zymberaj

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zymberaj ka vlerësuar se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq aktualisht po merret vetëm me Kosovën.

në një postim në Facebook, Zymberaj ka përmbledhur lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar në mediat serbe e që ndërlidhen me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, ka vetëm një të vërtetë, e ajo është se Serbia e ka zgjedhur mënyrën më fatale të menaxhimit të presionit të brendshëm nga protestat.

Më poshtë postimi i plotë i Zymberajt:

Në mungesë të kreativitetit diplomatik, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, për faktin se përfaqëson mentalitetin e vjetër nacionalist të Millosheviqit, të vetmën temë me të cilen merret e ka rajonin dhe Kosovën. 

Ai po bashkëpunon shkëlqyeshëm me mediat në Beograd, në funksion të përhapjes së lajmeve të rreme. 

I përdorë e keqpërdorë ato, me qëllim që ta bëjë propaganden e tij të duket më e besueshme. 
Po ashtu, ai takon personalitete të vendeve të largëta, të cilat nuk kanë njohuri për zhvillimet në rajon, dhe edhe atyre provon tu shesë narracionin e tij të rremë e mashtrues. 

U premton atyre heqjen e vizave, furnizim me armë, bursa për studentë. Një ditë flet për numrin e njohjeve, të nesërmen deklaron se nuk e di se sa janë ato.

Ka vetëm një të vërtetë, e vërteta është që Serbia e ka zgjedhur mënyrën më fatale të menaxhimit të presionit të brendshëm nga protestat, dhe atij ndërkombëtar për tu pajtuar me njohjen e Kosovës, siç e ka njohur e gjithë bota, shtet i pavarur e demokratik.

Fatale, sepse së shpejti ”Mbreti do të shihet ashtu siç është”!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat