Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate I ka kërkuar falje ish-kryeministrit Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha.
“Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar për një gjuhë të kujdesshme në diskursin publik”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Kujtojmë që mbrëmë në një emision televiziv, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e quajti xhenaze kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.