Haradinaj: Kontributi i Lidhjes së Pejës na mbanë edhe neve sot - Bota Sot
Haradinaj: Kontributi i Lidhjes së Pejës na mbanë edhe neve sot

Aktuale

Haradinaj: Kontributi i Lidhjes së Pejës na mbanë edhe neve sot

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:50
Ramush Haradinaj

Nga Kuvendi i Lidhjes së Pejës janë nxjerrë dy dokumente me të cilat është definuar e drejta e shqiptarëve. Falë kësaj lidhje, sot jemi këtu.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës. Ai po ashtu bëri homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.

I pari i ekzekutivit ka vlerësuar lart kontributin e Zekës, duke thënë se ani pse nuk ka arritur ta përfundojë misionin e tij deri në fund, ai ka dërguar mesazh te shqiptarët për të drejtën e tyre.

Haradinaj: Kontributi i Lidhjes së Pejës na mbanë edhe neve sot

"Është Kuvendi i Lidhjes së Pejës, i cili ka nxjerrë në atë kohë dy dokumente të rëndësishme, me të cilat është definuar e drejta e shqiptarëve. Lidhja e Pejës, e cila i ka pri Haxhi Zeka, e cila edhe e ka vendos komandant te shqiptarëve aso kohe, edhe pse nuk ka arrit me kry misionin e vet, e ka dërguar një porosi tek shqiptarët, për të drejtën e shqiptarëve, në atë kohë. E drejta jonë në atë kohë ka qenë e rrezikuar pra. Po flasim për 1900 për 1902. Ka qenë e rrezikuar prej fqinjëve. Kontributi i Lidhjes së Pejës i njohur si Lidhja e Pejës dhe Besëlidhja e Pejës, se njëri dokument është vet besa e dhënë mes prijësve shqiptarë, të gjitha trojeve jo vetëm gjatë Vilajeteve. Pra kontributi i Lidhjes së Pejës, na mban edhe neve sot. Fal asaj lidhje, fal Lidhjes së Pejës ne sot kemi Pejën, Kosovën të tillë çfarë ka mbetur", tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu në këtë ditë ka përkujtuar vrasjen e heroit shqiptar, Isa Boletinit, 103 vjet më parë.

Haradinaj: Jemi mik për mikun, dimë me respektu edhe armikun

"Sot po ashtu është përvjetori i vrasjes së një heroi, përvjetori i një atdhetari shumë të njohur shqiptar, Isa Boletinit. Në nderim të këtyre figurave, sot bëmë homazhe, me dërgu porosinë që jemi në tokën tonë, nuk i kemi kujt borxh. Edhe nuk do të lejojmë më tutje pra me vazhdu projekteve të të tjerëve, me u marrë prej neve shqiptarëve, prej tokës tonë, prej besës sonë. Ne jemi të respektueshëm si popull, dimë t'i respektojmë fqinjët, jemi mik për mikun, dimë me respektu edhe armikun", ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...