Hoxha: Konfirmon rinisjen e lobimit për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha: Konfirmon rinisjen e lobimit për liberalizimin e vizave

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:33
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha ka thënë sot se

“Bashkimi Evropian është i interesuar për t’u siguruar se është duke vazhduar progresi për rastet e shënjestruara në sistemin e drejtësisë”

Në  takimin që është mbajtur të mërkurën në Prishtinë, kanë marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Aty është thënë se “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe se ka kushte shtesë”.

E para e Integrimeve Evropiane, shtoi se

“rastet e shënjestruara nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian po shihen si një ndër treguesit kyçë të sundimit të ligjit dhe siç citohet në komunikatë, ministrja Hoxha ka theksuar se puna në këtë drejtim po vazhdon”, shkruan radioevropaelirë përcjellë Klan Kosova.

Hoxha është cituar të ketë thënë se dinamika e agjendës integruese nuk do të zvogëlohet dhe se në ditëve në vijim do të rifillojë lobimi dhe takimet me ministra të vendeve anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat