Profesori universitar “sulmon” presidentin: Thaçi me Edi Ramën po ia bëjnë këtë të keqe Kosovës

Aktuale

Profesori universitar “sulmon” presidentin: Thaçi me Edi Ramën po ia bëjnë këtë të keqe Kosovës

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2019 Në ora: 18:52
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku e ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili e bëri për heroin Isa Boletinin.

Maloku thotë se kozmopolizmi i Thaçit me nacionalizmin e Isa Boletinit janë dy botëra të kundërta.

Profesori thekson se, Thaçi po mundohet të mbajë gjallë opinionin apo siç e quan ai, klimën e koncesioneve për korrigjimin e kufirit me Serbinë, apo copëtimin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, shton se, Thaçi po tenton që ta fut Kosovën bashkë me Edi Ramën në lojën djallëzore të korrigjimit të kufijve.

Ja postimi i plotë:

President, kozmopolizmi ( i Juaj) me nacionalizmin (e Isa Boletinit) janë dy botëra të kundërta!

1. Presidenti me këtë prononcim të sotit, duket që më shumë është i interesuar ta mbaj gjallē opinionin dhe sidomos klimen e koncesioneve (“korigjimit”- lexo, copētimin e  Kosovës) të reja ndaj Serbisë, se sa ta afërsoj, vetën e tij (tërësisht kozmopolite) me heroin e nacionalistin e bekuar Isa Boletini!?

2. Them kështu, edhe për shkak se; në kohën tonē bashkimi kombëtar, nuk bëhet me “o ruk burra”, e me apele  dixhitale nga mediet sociale, por, me Projekte konkrete (që me Kushtetutë, nuk janë fare në kompetencat folklorike të Presidentit) të natyrës; ekonomike, politike, sidomos sosh kulturore.

3. Si i tillë, edhe ky prononcim i Presidentit tonë (njërit ndër “kalorësit” e trojkes Vuçiq&Rama) mbetet vetëm si njē llloj ritentimi e ritestimi, që ta fut Kosovën bashkē me (Edi Ramën) Shqipërinë, në lojēn djallëzore (të humbjes së teritorrit shtesë; alias “korigjimit”, që i bie diku mbi 25%) dhe të pakrye, nē negociatat me Serbinë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat