Taksa e Kosovës ndaj Serbisë e “çmend” Vuçiqin: Na ka sjell dëme, kemi paguar çmim shumë të lartë

Aktuale

Taksa e Kosovës ndaj Serbisë e “çmend” Vuçiqin: Na ka sjell dëme, kemi paguar çmim shumë të lartë

Nga: F. B. Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:15
Aleksandër Vuçiq

Prishtina tash a më vonë do të tërheq taksat në mallrat nga Serbia qendrore ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka shtuar se ajo Serbisë i ka kushtuar shumë, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

Në pyetjen e gazetarëve se shefi i kabinetit të Ramush Haradinajt ka thënë se Qeveria mund të suspendoj përkohësisht taksat në mallrat serbe, presidenti Vuçiq ka theksuar se kjo do të ndodh tash apo më vonë.

“A do të heqin, suspendojnë apo do të gjejnë ndonjë modalitet tjetër, është krejt njësoj. Na kanë sjell një dëm të madh dhe tensione të mëdha. Kam thënë se do të ndodh ajo tërheqje dhe do të ndodh vërtetë. Është njësoj ne kemi paguar një çmim shumë të lartë”, ka nënvizuar Vuçiq.

Ai thotë se me gjithë këtë, askush këtë nuk do të na e komentoj, as Prishtina, as BE , as askush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat