Urrejtja e Thaçit, Qosjes dhe Surroit për Rugovën dhe përgjigja e qytetarëve për ta - Bota Sot
Urrejtja e Thaçit, Qosjes dhe Surroit për Rugovën dhe përgjigja e qytetarëve për ta

Aktuale

Urrejtja e Thaçit, Qosjes dhe Surroit për Rugovën dhe përgjigja e qytetarëve për ta

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2019 Në ora: 22:42
Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova

Analisti politik, Haki Abazi, thotë se qytetarët e Kosovës i kanë treguar Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes dhe Veton Surroit, se e kanë të kotë propagandën dhe urrejtjen e tyre kundër Ibrahim Rugovës, të cilën kanë dashur ta mbjellin, por që u dështoj.

Abazi thotë se, sa ishte gjallë, presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, asnjëri prej tyre nuk erdhi në pushtet.

Ndërsa, shton se, ata që e sabotuan varrimin e presidentit Rugova, e kanë marrë përgjigjen nga qindra mijëra njerëz që e kanë nderuar dhe po vazhdojnë ta nderojnë edhe sot atë dhe vepren e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

“Ne fakt populli ju ka treguar te gjitheve se kush ka qene bartesi i proceseve ne ate kohe dhe kush ka vene themelet e shtetit- deklarimi i Rugoves ne Hage per UCK ne gjykimin e Milloshevicit, dhe themelimi i Ministrise se Mbrojtjes, eshte pergjigjeja me mire per te gjithe. Veprimet dhe deklaratat e Rugoves kane qene me karakter institucional dhe diplomatik per te managjuar edhe efektin nderkombetare, dhe jo veprime arbitrare dhe teke te individëve”, shkruan Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Askush nuk duhet te sherbehet me titujt dhe interpretimet e fjalimeve te Rugoves qe i ka bere Koha Ditore asokohe. Eshte e qarte qe kalkulimi i Veton Surroit dhe shume oportunisteve te tjere ne ate kohe ka qene se "Rugova ishte i mbaruar" dhe se ai ishte momenti per te kapitalizuar mbi siq konsideronin ata "vdekjen politike te Rugoves dhe LDK". Ne fakt populli ju ka treguar te gjitheve se kush ka qene bartesi i proceseve ne ate kohe dhe kush ka vene themelet e shtetit- deklarimi i Rugoves ne Hage per UCK ne gjykimin e Milloshevicit, dhe themelimi i Ministrise se Mbrojtjes, eshte pergjigjeja me mire per te gjithe. Veprimet dhe deklaratat e Rugoves kane qene me karakter institucional dhe diplomatik per te managjuar edhe efektin nderkombetare, dhe jo veprime arbitrare dhe teke te individeve. Gjithashu qytetaret e vendit i kane treguar edhe Thacit, Qosjes dhe Surroit se e kane te kote propaganden dhe urrejtjen qe kane dashur ta mbjellin. Asnjeri prej tyre nuk erdhi ne pushtet sa ishte gjalle Rugova. Ata qe kane sabotuar varrimin e Presidentit Rugova kane marre pergjigigjen nga qindra e mijra njerez qe e kane nderuar dhe vazhdojne ta nderojne edhe sot ate dhe vepren e tij dhe bashkepunetoreve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...