Haxhiu: Greva e kirurgëve nuk ëshë në përputhje me ligjin - Bota Sot
Haxhiu: Greva e kirurgëve nuk ëshë në përputhje me ligjin

Aktuale

Haxhiu: Greva e kirurgëve nuk ëshë në përputhje me ligjin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 23:18
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së dhe anëtari i i komisionit për shëndetësi, Bekim Haxhiu-Kamishi gjatë diskutimit në emisionin “Click” për grevën në shëndetësi, tha se greva e kirurgëve nuk është në përputhje me ligjin e grevave.

“Ata është dashtë me lexu ligjin e grevave, sepse nëse organizimi i tillë grevist është jashtë organizmit sindikal, atëherë 50 % e tyre duhet me punu, 50 % rrijnë me shirita në vendin e punës për të dëshmuar kërkesën e tyre“, tha Haxhiu.

Kjo është java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë, atyre dje iu janë bashkuar edhe kirurgët vaskularë. Kirurgët po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 5 në 10. Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, thonë se kërkesa e kirurgëve është larg realitetit buxhetor në Kosovë.

Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se nuk mund të ketë rritje të pagave në shëndetësi pa u miratuar projektbuxheti për vitin 2019 nga Kuvendi i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...