Aksioni i Policisë në Prishtinë, ja numri i të arrestuarve - Bota Sot
Aksioni i Policisë në Prishtinë, ja numri i të arrestuarve

Aktuale

Aksioni i Policisë në Prishtinë, ja numri i të arrestuarve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 00:13
Policia

Policia e Kosovës ka zhvilluar sonte një aksion të gjerë bastisjesh në disa lokale në rrugën “Eçrem Qabej” në Prishtinë, ku në stacionin policor janë shoqëruar 16 persona, ndërsa janë iniciuar 11 raste.

Policia njofton e operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në mënyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sonte me datë 23.01.2019, nga ora 20:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur nga njësitet tjera të specializuara policore ka realizuar një plan operacional në funksion të zbatimit të ligjit dhe identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari të kunderligjshme. Kontrolli dhe bastisja është realizuar në disa lokacione afër rr. Eqrem Qabej në Prishtinë, dhe per objektiv ka qenë parandalimi i veprave penale si dhe identifikimi personave që janë të involvuar në veprime të kunderligjshme, ku perfshihen: posedimi i pautorizuar i substancave narkotike, armëve etj.

Gjatë operacionit policor i cili është realizuar me urdhresë te organeve të drejtësisë ka rezultuar si në vijim: 

Janë bastisur 10 lokacione

Janë shoqeruar në stacion policor 16 persona

Jane inicuar 11 raste

Në 6 lokacione është gjetur substancë e dyshuar narkotike

Janë konfiskuar 6 thika, një shufer dhe një boks hekuri.

Inspekcioni kompetent ka marr vendim per mbylljen e tri lokaleve. 

Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në menyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...