Vuçiq: Duan të ma mbyllin gojën, që mos të guxoj të flas

Aktuale

Vuçiq: Duan të ma mbyllin gojën, që mos të guxoj të flas

Nga: F. B. Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kritikat që ai ka theksuar në Davos për media, vijnë pikërisht nga ata që kanë “apriori” mendim negativ ndaj tij dhe në atë vetëm mund të qeshet.

“Të tillët do të më ndalonin të flas, prej nga e drejta për të fol, prej nga disave e drejta të më lejojnë të flas”, ka thënë Vuçiq për ditarin e RTS, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, kjo përbën tërheqjen e së drejtës që të dëgjohet pala tjetër, ashtu që të ekzistojë vetëm gjykimi i të tillëve që sulmojnë ndërsa atij “ t’i mbyllet goja dhe të mos guxojë të thotë asgjë“.

“Edhe përkundër kësaj se jam Hitler dhe Pinocheti, e edhe atëherë nuk guxoj të përgjigjem, sepse po të flas mund të lëndoj dikë“, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se gjendja nuk është “ideale” në këtë fushë, dhe se duhet të avancojmë dhe përparojmë dhe të bëhet akoma më shumë, por rezultatet “do të duken së shpejti”.

“Nuk brengosem, jam mësuar me sulme dhe kritika, siç pat thënë një herë (kryeministri bullgar) Bojko Borisov, kam shpinë të gjerë dhe mund të mbajë “, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat