Bekë Berisha për taksën 100%: Serbia helmoi qytetarët nga Kosova me ushqime, duhet të jemi vendimmarrës

Aktuale

Bekë Berisha për taksën 100%: Serbia helmoi qytetarët nga Kosova me ushqime, duhet të jemi vendimmarrës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:42
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur në emisionin e sotëm të mëngjesit në Klan Kosova rreth takimit të fundit që pati kryeministri Ramush Haradinaj me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Berisha ka treguar nëse Qeveria e Kosovës ka ndryshuar mendje sa i përket kërkesës për tërheqje vendimi të taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

”Në takimin e fundit që pati kryeministri Ramush Haradinaj me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, kërkesa e tij ka qenë me u tërheq taksa pasi sipas tij nuk përfitojmë asgjë nga ajo”.

”Ne me këtë taksë kemi treguar që kemi autoritet. Janë gjëra që ish dashur të bëhen menjëherë pas luftës nga Qeveritë e paraprake”.

”Nuk ka pasur as kreativitet, e as zotësi që 20 vjet. Duhet të jemi vendimmarrës, duhet t’i kryejmë punët tona vet. Nuk i humbin miqtë ne gjithsesi”.

Më tej ai tha se për ta revokuar taksën së pari Serbia duhet të tregojë vendndodhjen e personave të zhdukur dhe të japë përgjegjësi për helmimet e qytetarëve nga Kosova me këto ushqime.

”Për ta hequr taksën duhet të dijmë së pari se ku janë personat e zhdukur, po ashtu na ka helmuar me ushqime”.

”Bëhet fjalë për ushqime që së fundi ka edhe disa vdekje të dyshimta dhe nuk ka si të jetë tjetër për këto vdekje të shkaktuara gjatë kësaj periudhe përveç ushqimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat