Masakrat në Krushë të Vogël, dëshmitë e të mbijetuarëve se kush e dogji kamionin me të gjallë e të vdekur!

Aktuale

Masakrat në Krushë të Vogël, dëshmitë e të mbijetuarëve se kush e dogji kamionin me të gjallë e të vdekur!

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:34
Pamje nga gjykimi

Nesër vazhdojnë rrëfimet e dëshmitarëve, për krimet e luftës në Krushë të Vogël.

Në gjykimin e Darko Tasiç, i akuzuari për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Prizrenit, pritet të vazhdojnë rrëfimet e tyre dëshmitarët e propozuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e përfaqësuar nga prokurorja vendore Drita Hajdari.

Dëshmitari Bajram Zylfiu i mbijetuar i masakrës së ndodhur në mars të 1999, tregoi se si një person me nofkën ‘Gjoko’ kishte shtënë më mtaloz mbi trupat e viktimave në Krushë të Vogël.

“Ka ardhur një person të cilit i janë drejtuar me nofkën “Gjoko”, ndërsa i njëjti iu është drejtuar me fjalët: “E kryej punën për dy minuta”. Ne ato momente e  kuptuam se dojnë me na ba sikurse në Reçak, me na mbytur edhe neve” rrefen dshmitari Zylfiu.

“Pastaj personi me nofkën ‘Gjoko-Gjoko’ filloi me mitraloz duke na gjuajtur ne që ishim brenda në korridorin e shtëpisë. Njerëzit filluan të binin njëri mbi tjetrin, ndërsa personat tjerë me armë kontrollonin se a ka mbetur gjallë ndonjë, dhe pastaj e vrisnin”, tregoi i mbijetuari i masakrs në Krushë të Vogël.

“Pasi që na kishin pushkatuar, na kanë hedhur një lëng për djegie dhe i kanë vënë flakën kufomave. Unë kam në pjesën e kokës ende shenja të djegies”, tregoi dëshmitari.

Rrëfimin e plotë të dëshmitarit Bajram Zylfiu e gjeni më poshtë.

Ndër dëshmitarë të shumtë ishte edhe Kadri Muharremi nga Krusha e Vogël.

Kadri Muharremi gjatë rrëfimit të tij kishte deklaruar se se e kishte njohur Darko Tasiç-in dhe vëllain e tij Sveta Tasiç në momentet kur sipas tij ekishin djegur kamionin me trupat e njerëzve të vrarë e të gjallë të plagosur.

“Me datë 26 rreth orës 14:30, në lumin Drin, kam qenë larg rreth 100 metra, e kam parë se si Darko Tasiç së bashku me vëllaun Sveta Tasiç, i kanë vendosur mendoj që benzinë kamionit, pastaj e kanë ndezur ia kanë futur flakën, në kamion  ka pasur edhe njerëz të gjallë, edhe i kemi ndëgjuar britmat e njerëzve, aty kanë gjuajtur edhe me të shtëna, kamioni ka qenë i mbuluar me ceradë e nuk i kam parë njerëzit brenda, ky kamion ka ngelur duke u kalluar rreth 1 ditë e gjysëm” rrefeu dëshmitari Muharremi.

Dëshmitar tejtër Agron Limani, dëshmoi se ai kishte mbeldhur të dhëna dhe statistika për gjendjen në Krushë të Vogël pas masakrave të marsit 1999.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Darko Tasiq, ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes, raporton kallxo.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.

Trupi gjykues i përbërë nga Artan Sejrani, kryetar, dhe Ajser Skenderi e Xheladin Osmani, anëtarë, kanë caktuar mbajtjen e shqyrtimeve të ardhshme gjyqësore pë sot dhe nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat