Thaçi në Davos pritet të takojë Vuçiqin, zbulohet çka do të flasin

Aktuale

Thaçi në Davos pritet të takojë Vuçiqin, zbulohet çka do të flasin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:14
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti Thaçi në Davoc pritet të takojë presidentin serb, zbulohet çka do të flasin

Në mesin e tre mijë pjesëmarrësve në Forumin Botëror në Davos, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit. Në Davos po qëndron edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Për të hyrë në Forumin Botëror në Davos, pjesëmarrësit paguajnë nga 600 mijë euro. Sipas burimeve diplomatike të “Presheva Jonë”, presidenti Thaçi pritet të takohet në Davos me homologun e tij serb Vuçiq.

Temë bisede raportohet të jetë dialogu, taksa e Ramush Haradinajt ndaj Serbisë dhe “korrigjimi” i kufijve të cilët janë “arkitektë” të kësaj ideje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do përkujtuar se në Davos të Zvicrës ka takuar komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ardian Arifaj ka thënë se “presidenti Thaçi  do jetë pjesë e panelit me temën: Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Njëherit ai në Davos po zhvillon një aktivitet të dendur politik e diplomatik me homolog dhe përfaqësues të ndryshëm të vendeve botërore.

Mësohet se referues tjerë, përveç Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit do të jenë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri malazez, Dushko Markoviç, përfaqësuesit e OKB-së dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende.

Image

Forumi Nderkombëtar (WEF) në Davos të Zvicrës sivjet po zhvillon punimet e veta pa liderët kryesorë të vendeve kryesore, tësuperfuqive (Trump, Macron dhe May)  botërore. Nëse shikojmë listën e pjesëmarrësve në këtë forum botëror, aty ka emra të shumë  personliteteve të pasur që vijnë nga vendet e varfëra, siddomos ato nga Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat