Kurti tregon pse e vranë Fehmi Aganin

Aktuale

Kurti tregon pse e vranë Fehmi Aganin

Nga: A.Zh Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:27
Fehmi Agani

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka kujtuar akademik Fehmi Aganin, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se armiqtë kanë sulmuar dhe eliminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë.

I tillë sipas tij, ishte edhe Fehmi Agani, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Lavdi përjetë Fehmi Aganit

Kur sjell ndërmend kalendarin e memories së kombit kupton qartë se armiqtë na njohin më mirë seç njohim ne veten. Ndaj dhe ata gjithëherë kanë sulmuar dhe eliminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. 

I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani.

Për terrin, krimin dhe armiqtë e kombit tonë nuk ka fitore më të madhe se të na shkartisin e të na lejnë një komb pa akademikë, pa mendje të ndrituna e pa njerëz që e duan me jetë tokën dhe historinë e të parëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat